Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (940)
Përktheu: Valdet Gashi
“Pastaj lexuesi filloi të lexonte fjalën e të ashtu quajturit Shejkh Albanit. Të ashtuquajturin Shejkh. Unë kam për qëllim këtë. Unë jam absolutisht i bindur se një person si unë përfshihet nga thënia popullore:
“Në vendin tonë edhe korbi bëhet shqiponjë.”
Mos e merrni me të keqe. Kam çdo të drejtë të flas për veten, por jo për të tjerët, edhe nëse breshëria ime e godet dikë tjetër. Prandaj, them:
“Në vendin tonë edhe korbi bëhet shqiponjë.”
Unë jam ai shpend pra, kurse vendi janë banorët. Kjo është ajo me të cilën unë e adhuroj me të vërtetë Allahun dhe se toka nuk ka dijetarë gradën e të cilëve ne e njohim dhe na mungojnë si Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen. Sot ne përmendemi së bashku me ta, por jo shumë larg tyre … Këtu është e përshtatshme të përmendim poezinë:
Si mund të krahasohet toka me yllin?
Si mund të krahasohet Mu’avijeh me Aliun?
Mu’avijeh ishte një sahabi, por megjithatë ishte një ndryshim i madh midis tyre. Unë jam vetëm një nxënës i dijes. Si mund t’i krahasohemi me këta dijetarë? Prandaj përsëri po them:
“Në vendin tonë edhe korbi bëhet shqiponjë.”
1 Është thënë nga Niccolò Machiavelli (vdiq. 1527). Shih http://www.livet.se/ord/k%E4lla/Niccol%F2_Machiavelli