Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (27)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah.%20%2029%20-%205%20-%201435.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Ibn-ul-Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
”Fakti që zemërimi është mjeti i shejtanit, prandaj ai që ka shpirt zemërues bashkëpunon me shejtanin ego e zemëruar me shejtanin kundër shpirtit të qetë, i cili urdhëron që e keqja të kthehet me një të mirë. Prandaj, Allahu urdhëron shpirtin e qetë që ti kërkojë Atij mbrojtje kundër tyre. Kjo shpie në atë që shpirti i qetë forcohet dhe arrin që të luftoj ushtrinë e shpirtrave që kanë natyrë të zemërohen. Aty dhe atëherë vjen durimi që ndihmon me fitore. Gjithashtu vjen ndihma e besimit dhe mbështetjes në Allahun, në mënyrë që fuqia i shejtanit të rrëzohet:
إِنَّهُ لَيْسَ لَهُ سُلْطَانٌ عَلَى الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
”Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.” 1
Muxhahidi, Ikrime dhe komentuesi e tjerë të Kuranit thanë:
”Do të thotë se shejtani nuk ka argument kundër tyre.” 2
Shpjegimi
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
E nëse ty të vie ndonjë ngacmim prej shejtanit, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtet Ai dëgjon çdo gjë, di çdo gjë!” 3
Shejtani vjen kur një person është i zemëruar. Ai shfrytëzon mundësinë, vjen gjatë zemërimit dhe i bën njerëzit të duan të marrin hak mbi kundërshtarët e tyre. Ai e shpie atë në një hakmarrje personale. Kur një musliman e ndien këtë, ai duhet të lus Allahun për mbrojtje:
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
E nëse ty të vijen ndonjë ngacmim prej shejtanit, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtet Ai dëgjon çdo gjë, di çdo gjë!”
Ai duhet ta trajtojë kundërshtarin e tij në një mënyrë të bukur, dhe duhet ta urdhërojë atë në të mirë. Arma e tij kundër shejtanit është lutja për mbrojtje kundër tij. Lutja për mbrojtje kundër shejtanit e mbytë dhe shuan zemërimin.
Sulejman bin Surad tha:
”Unë isha ulur me të dërguarin e Allahut ﷺ, ndërsa dy burra grindeshin me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre ishte i ishe skuqur fytyra dhe damarët e tij ishin fryrë. I dërguari i Allahut ﷺ tha:
”Unë e di një fjalë, që do t’ia largonte atë që ai ndien. Nëse ai thotë:
أعوذ بالله من الشيطان الرجيم
”Kërkojë mbrojtje tek Allahu ndaj shejtanit të mallkuar.”
“Ai e largon atë që ai është duke përjetuar.” 4
1 16:99
2 Ighathat-ul-Lahfan (1/74).
3 41:36
4 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/20-cfare-duhet-thene-kur-shejtani-i-afrohet-njeriut/