Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Neglizhenca e fëmijës gjatë haxhit dhe umres

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (1 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një njeri e morri djalin e tij në umreh. Gjatë ihramit djali e zhveshi ihramin e tij dhe nuk përfundoi ritualet. A është ai i detyruar me diçka?

Përgjigje: Ai nuk ka detyrë asgjë. Veprimet që të miturit bëjnë gjatë haxhit dhe umres duhet të pranohen, por nuk duhet t’i kërkohet ajo që ata nuk e veprojnë sepse ata nuk janë përgjegjës për veprimet e tyre. Ky është mendimi i saktë.

Shpërndaje: