Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Muntaka (3/175)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë kam një të afërm musliman i cili është i martuar me një grua nasranije (të krishterë). Ata kanë një vajzë e cila është për martesë. Atë dëshiron ta martojë një i afërm musliman ndërsa nëna e saj refuzon këtë dhe ajo dëshiron që bija e saj të martohet me një nasrani. Çfarë duhet të bëhet në qoftë se gruaja nasranije bind burrin e saj që vajza e tyre të martohet me një nasrani?
Përgjigje: Nuk është e lejuar t’ia japësh vajzën për grua një burri i cili është i nasrani ose i ndonjë feje tjetër. Në lidhje me këtë të gjithë dijetarët janë të një mendimi pa asnjë kundërshtim.
Allahu (Azze ue xhel) ka thënë:
“Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te kufarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato.” (60:10)
Gjithashtu thotë:
“Mos i martoni muslimanet me idhujtarë, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se idhujtari, edhe nëse ai mund t’ju pëlqejë.” (2:221)
Nëse dëshira e nënës plotësohet atëherë kjo martesë konsiderohet të jetë e pavlefshme. Është e detyrueshme për babanë që ta ruajë vajzën e tij dhe jo ta martoj për një burrë kafir.