Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu të ruajt! Ky pyetës thotë: Nëna ime vuan nga vesvese të vazhdueshme, nuk falet vetëm se pas një kohe të gjatë, a është ajo e justifikuar?
Përgjigje: Allahu e di më së miri gjendjen e saj. Unë as nuk them se është e justifikuar, e as nuk them se nuk është e justifikuar. Por ajo është e obliguar që të trajtoj vesveset, të trajtohet duke bërë dhikër, duke lexuar Kuran, me rukje, duke bërë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes.