Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëna ime kërkon që të ndahem nga e fejuara

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (vdiq. 1420)

Burimi: “Silsiletul-Huda uen-Nuur 79”
http://youtu.be/91oZ40f2pUk
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka disa mosmarrëveshje të vogla në mes të familjes sime dhe familjes së nuses sime. Unë kam bërë kontratën e martesës me të, por nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me të.

Nëna ime shprehet qartazi që unë duhet të ndahem prej saj, edhe pse nuk ka asnjë arsye të bazuar në sheriat që e justifikon këtë shkurorëzim. Por, kjo është rezultat i dallimeve shumë të vogla dhe të panevojshme, si përgatitjet e dasmës, e kështu me radhë.

Çfarë thotë sheriati islam në lidhje me këtë, a t’i bindem nënës sime apo mos ta dëgjoj që të ndahem prej saj?”

Imam Albani: “A është nëna jote praktikuese e fesë?”

Pyetësi. “Ajo falet, por nuk e praktikon fenë plotësisht.”

Imam Albani: “A je i lidhur për këtë vajzë (a je i dashuruar në vajzën)?”

Pyetësi. “El-hamdulil-lah.”

Imam Albani: “Mos u ndaj prej saj.”

Pyetësi. “Të mos ndahem prej saj?”

Imam Albani: “Jo pra, mos u ndaj.”

Pyetësi. “Nëna ime më thotë mua: “Ose ajo ose unë.”

Imam Albani: “Ti je ai i cili e njeh situatën më së miri. Ne ta japim ty gjykimin e bazuar në sheriat, por rreth asaj që të jetosh “ose ajo ose ti”, këtë ti vetë duhet ta gjykosh.

Ti ke të drejtë ta mbash atë dhe ke të drejtë të mos i bindesh nënës tënde, duke mos u ndarë prej vajzës. Por, nëse ke durim që të ndahesh nga nëna për ta mbajtur gruan tënde, këtu unë nuk mund të them nëse ti ke mundësi ta bësh këtë ose jo. Kjo është diçka që kthehet tek ti. Ndërsa, për nga aspekti i sheriatit, ti ke të drejtë të mos i bindësh nënës për t’u ndarë nga gruaja jote.”

Shpërndaje: