Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëna ime me urdhëron që ta dërgoj në dasmë në të cilën bëhen harame

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëna ime më urdhëron që ta dërgoj atë në dasma në të cilat bëhen veprime të ndaluara/harame. A jam i obliguar që t’i bindem asaj dhe njëkohësisht ta urrej këtë veprim dhe ta këshilloj atë?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. (I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:)

لا طاعة لمخلوق في معصية الخالق 

“Nuk ka bindje ndaj krijesave në mosbindje ndaj Krijuesit.”

As ndaj babait e as ndokujt tjetër nuk duhet t’i bindesh në këtë çështje. Nëse në dasmë bëhen veprime të ndaluara/harame, atëherë mos e dërgo aty dhe këshilloje në lidhje me këtë gjë.”

Shpërndaje: