Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Fataua Alel Heua 1435-12-28
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu iu dhëntë mirësi! Kjo pyetëse thotë: Motra ime gjithmonë ka frikë nga mësyshi, o shejkh i nderuar, dhe frikësohet për fëmijët e saj, të cilët janë në moshën 11 dhe 12 vjeç. Kur burri i saj i thotë se do të shkojë me fëmijët në xhami, ajo i thotë: “Jo, do të falen tek unë në shtëpi.” Cili është mendimi i shejkhut rreth kësaj gjëje?
Përgjigje: Kjo është gabim. Nuk i lejohet asaj që t’i pengoi ata nga namazi në xhami, sidomos kur ata janë në shoqërimin e babait të tyre. Ndërsa sa i përket frikës së saj të fortë, kjo është nga vesveset. Ajo duhet t’i kërkojë ndihmë Allahut kundër këtyre vesveseve. Përderisa fëmijët janë me babanë e tyre dhe me muslimanët, kjo gjë është më e mirë për ta dhe ky është edukimi më i mirë.
Ndërsa mbajtja e tyre në shtëpi duke u arsyetuar me frikën për ta, është prej vesveseve të cilat ajo obligohet t’i lërë. Ajo duhet të mbështetet tek Allahu i Lartësuar, të lutet për ta, të lexojnë së bashku duatë e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe t’i lejojë ata që të shkojnë në xhami me babanë e tyre.