Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëna nuk e heq mbulesën në prani të burrit të vajzës së saj

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/1579
përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një grua e ka vajzën të martuar. Mirëpo, kjo grua mbulohet në prani të burrit të vajzës së saj dhe nuk han ushqim në një tavolinë me të! Derisa ajo edhe në ndonjë aheng familjar nuk i flet atij. Çfarë është gjykimi në lidhje me veprimet e saj?”

Përgjigje: “Burri i vajzës është prej mahremëve me të cilin ndalohet përgjithmonë martesa dhe në çfarëdo rasti. Për këtë gjë mbështetemi në fjalët e Allahut kur flet në lidhje me atë se, me kë i ndalohet një mashkulli të martohet, kur thotë:

وَأُمَّهَاتُ نِسَآئِكُمْ

“…me nënat e grave tuaja…” 4:23

Gjithashtu, kjo është një çështje për të cilën dijetarët janë unanim.

Pra, nëna e gruas dhe gjyshja e saj qoftë nga ana e babait apo nënës së saj, të gjitha ato janë të ndaluara për të përjetësisht duke u bazuar në ajetin e lartcekur. Mirëpo, ajo nuk është e obliguar që të heq mbulesën në prani të tij apo që të hajë ushqim në një tavolinë me të. Nëse ajo i bën këto veprime, kjo është veprimi më i mirë dhe vepër e preferuar, ngase kjo gjë e shton dashurinë dhe e forcon lidhjen ndërmjet vajzës dhe burrit të saj, gjithashtu, kjo gjë është edhe jetësim i një prej gjykimeve të Allahut, sepse Allahu e ka lejuar një gjë të tillë.”

Shpërndaje: