Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ittihaf -ut-Tul-lab, fq. 237-238
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëna është e obliguar që t’i edukojë fëmijët e saj. Edukimi nuk përfshin vetëm të kujdeset ndaj tyre në aspektin fizik, por përfshinë atë që është edhe më e rëndësishme se kjo: edukimin në frymën islame. Ajo duhet të jetë në shtëpi me ta kur i ati në shumicën e rasteve gjendet jashtë shtëpisë apo në udhëtime. Pas babait, nëna është ajo e cila ka përgjegjësinë në shtëpi. Prandaj nëna luan një rol të madh në edukimin e fëmijës.
Por çfarë të thuhet për gratë e kohëve të sotshme, të cilat dalin për të punuar dhe studiuar duke i lënë fëmijët pa edukatorë? Ndoshta ajo i lë ata me një person të huaj që të kujdeset për ta, e që ky i huaj mund të jetë edhe jobesimtarë! Kjo është humbja më e madhe! Këtu nëna nëpërkëmbë përgjegjësin të cilën Allahu e ka obliguar me të duke u larguar nga shtëpia e duke i lënë fëmijët e saj anash. Me këtë veprim, shkelet një detyrim i madh.