Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse dëshiron të ke siguri

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=4tf-Y1AIFKM

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nga efektet jashtëzakonshme të Teuhidit tek individi dhe shoqëria është se me të realizohet siguria dhe qetësia.

 “Për ata që besojnë dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me zullum (shirk), atyre u përket siguria dhe ata janë në rrugë të drejtë.” 6:82

Allahu i dhuroi Kurejshëve:

“Për hir të garantimit që e gëzojnë Kurejshitët, t’i qetësojë ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë, le të adhurojnë pra Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), i cili i ushqen (ngop) ata nga uria dhe i siguroi nga frika.” 106:1-4

E gjithë bota është përpjekur shumë për të siguruar sigurinë dhe kanë dështuar.

Ata kanë dështuar me armë. Ata kanë dështuar me anë të joshjeve. Ata kanë dështuar me anë të parave. Ata kanë dështuar me anë të apeleve.

Prandaj, siguria është e themeluar vetëm në vendet që zbatojnë legjislacionin e Allahut (Subhanehu ue Te ala).

Në vendet që zbatojnë ligjin e Allahut, Allahu jep atij garantimin dhe sigurinë, i binden Allahut, qëndrojnë larg nga mosbindja ndaj Allahut.

Prej çështjeve më të mëdha që e humbasin dhe e largojnë sigurinë janë mosbindja dhe të qëndrosh larg nga Allahu (Azze ue Xhel).

“Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë.” 16:112

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.” 13:11

Pra, nëse dëshirojmë krenari, granatim, siguri dhe qetësi, atëherë është një domosdoshmëri që të përpiqemi të realizojmë Teuhidin dhe ta pastrojmë atë nga shirku, bidatet dhe mëkatet.

Shpërndaje: