Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
El-Lubab, fq. 209-210
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në Libi, dita e Arafatit do të jetë të mërkurën, një ditë para jush. Si duhet të agjërojmë ne?
Përgjigje: Qëllimi i këtij bajrami dhe këtij pelegrinazhi është sipas datës të këtij vendi. Gjithë njerëzit e tërë botës korigjohen në përputhje me këtë vend, vendin e dy xhamive të shenjta dhe vendin e monoteizmit. Muslimanët janë të bashkuar në këtë.
Mitomanët dhe pasuesit e bidateve duke përfshirë edhe Rafidat nuk kanë kundërshtime në lidhje me këtë. Këta njerëz kanë gjetur një ditë me qëllim për të kundërshtuar. Ata thonë se pelegrinazhi është të mërkurën dhe se bajrami është të enjten.
Unë nuk besoj se nuk është e obligueshme për ti’u bindur liderit në këtë mëkat të qartë që është për të kundërshtuar të gjithë muslimanët. Megjithatë, sigurohu që të mos të konfrontohesh me ta. Kjo vetëm do të dëmtojë. Kjo është mes tij dhe Allahut (azze ue xhel). Ji i bindur se ata janë gabim dhe kujdesu për veten tënde.