Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13728
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si gjykohet që unë t’i them gruas time duke bërë shaka dhe duke qeshur, se ajo është shkurorëzuar?
Përgjigje: Nuk ka shaka dhe as qeshje kur është fjala për shkurorëzim. (Në raste të tilla) Shakaja është diçka serioze, ashtu siç ka thënë profeti ﷺ. Prandaj, në qoftë se i thua gruas tënde se ti je e shkurorëzuar, edhe nëse je duke bërë shaka, ajo është e shkurorëzuar.”