Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse e lavdëron një Hizbi konsiderohesh ti vetë Hizbi

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429) 

Burimi: ed-Durar en-Nexhmijjeh fi Radd-ish-Shubuhat el-Akadijjeh uel-Menhexhijjeh, fq. 376

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmusliamne.com

Ali Hasen el-Halebi ka thënë:

“Ka veçanërisht dijetarë të mëdhenj në Arabinë Saudite që ende e mbështesin dhe e rekomandojnë Ebul-Hasanin dhe el-Maghravin. A mundet pyetësi ose ai që përgjigjet ta përgjithësojë këtë deklaratë në kuptimin që dituria nuk mund të merret nga dikush që e bën këtë? Edhe nëse ka të bëjë me dijetarët e mëdhenj? Unë nuk dua të përmend ndonjë emër, por emrat e dijetarëve të mëdhenj në të cilët askush nuk dyshon janë të njohur.”

Alameh En-Nexhmi: Na emëro këta dijetarë që të mund t’i këshillojmë ata. Unë nuk mendoj se ata që i mbështesin ata – edhe nëse ata janë Selefijun – se kanë lexuar dhe kuptuar devijimet e këtyre dy burrave. Ty nuk të lejohet të argumentohesh me ta kur ti e din se çfarë devijime kanë këta dy. Ti je i obliguar që ti këshillosh ata dhe të qëndroni larg metodologjisë së tyre.

1 – Të gjithë në Arabinë Saudite nuk kanë të njëjtin besim. Një është Hizbi i fshehur, një tjetër Sunni i cili nuk dëshiron ti’a prish qejfin askujt dhe një i tretë është Selefi që e thotë të vërtetën për deri sa ajo sjell dobi.

2 – Ai që e di se si el-Maghravi tenton kah Khauarixhët dhe pastaj e lavdëron atë, duhet gjithashtu të konsiderohet si el-Maghravi. Unë nuk njohë dikë nga Ehl-us-Sunneti që do të dyshojë që t’i konsiderojë ata të njëjtë.

3 – Ehl-us-Sunneti ka arritur nder dhe sukses vetëm për shkak se ju përmbahen të vërtetës dhe ju përmban dëshmive përgjatë kuptimit të Selefit. Unë nuk mund ta imagjinoj që ndonjë prej tyre i bënë lajka dikujt kur bëhet fjalë për fenë e Allahut.

Shpërndaje: