Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse e sheh gruan duke bërë kurvëri, por nuk i ka katër dëshmitarë

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: “Tefsirul-Kur’anil-Adhim” (3/352)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (subhanehu ue te ala) thotë:

وَالَّذِينَ يَرْمُونَ أَزْوَاجَهُمْ وَلَمْ يَكُن لَّهُمْ شُهَدَاء إِلَّا أَنفُسُهُمْ فَشَهَادَةُ أَحَدِهِمْ أَرْبَعُ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ إِنَّهُ لَمِنَ الصَّادِقِينَ وَالْخَامِسَةُ أَنَّ لَعْنَتَ اللَّهِ عَلَيْهِ إِن كَانَ مِنَ الْكَاذِبِينَ وَيَدْرَأُ وَيَدْرَؤُاْ عَنْهَا الْعَذَابَ أَنْ تَشْهَدَ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ إِنَّهُ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ وَالْخَامِسَةَ أَنَّ غَضَبَ اللَّهِ عَلَيْهَا إِن كَانَ مِنَ الصَّادِقِينَ

“Nëse një burrë e akuzon gruan e tij pa pasur dëshmitarë të tjerë përveç vetes, ai duhet të betohet në Allahun katër herë se e thotë të vërtetën, e herën e pestë të kërkojë mallkimin e Allahut ndaj vetes nëse ka gënjyer. Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet për Allahun katër herë se i shoqi është gënjeshtar dhe herën e pestë, të kërkojë zemërimin e Allahut ndaj vetes nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.” 24:6-9

Ky ajet fisnik është një rrugëdalje për bashkëshortin në qoftë se ai e akuzon gruan e tij për tradhti bashkëshortore pa qenë në gjendje ta argumentojë këtë. Në këtë rast ai duhet ta mallkojë atë, por fillimisht duhet ta dërgojë tek udhëheqësi (gjykatësi) dhe t’i tregojë atij se me çfarë e akuzon atë. Nëse ai nuk i ka katër dëshmitarë për tradhtinë e saj, udhëheqësi kërkon nga ai të betohet në Allahun se e ka thënë të vërtetën për tradhtinë e saj bashkëshortore. Ky betim është i barabartë me katër betime të katër burrave:

وَالْخَامِسَةُ أَنَّ لَعْنَتَ اللَّهِ عَلَيْهِ إِن كَانَ مِنَ الْكَاذِبِينَ

“…dhe herën e pestë të kërkojë zemërimin e Allahut ndaj vetes nëse bashkëshorti i saj e ka thënë të vërtetën.” 24:9

Pasi ta ketë thënë këtë, në vijim ndodh:

1 – Ajo ndahet prej tij dhe do të jetë përgjithmonë e ndaluar për të. Këtë mendim e ka Imam Shafiu dhe një numër i madh i dijetarëve.

2 – Ai i jep asaj mehrin.

3 – Ajo obligohet ta vuajë dënimin e saj për kurvëri/amoralitet. Ajo i shpëton dënimit vetëm nëse betohet katër herë në Allahun se bashkëshorti është duke gënjyer në lidhje me atë që e ka akuzuar atë.

Shpërndaje: