“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse është Imam në një xhami, nuk do të thotë se ai ka të drejtë të japë fetva

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340428.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka imami i xhamisë të drejtë të japë fetva, në qoftë se ai nuk është i kualifikuar për këtë? Imamët në xhami sprovohen nga pyetjet e shumta që njerëzit ua shtrojnë atyre.

Përgjigje: Imami i xhamisë nuk është emëruar për myfti i cili i jep fetva. Ai vetëm është emëruar si imam. Ai nuk duhet të futet në diçka që nuk ka të drejtë për të. Prandaj, ai nuk duhet të japë fetva. Ai duhet t’u referohet dijetarëve, Komisionit për Fetva, Dar-ul-Ifta, dhe ata të cilët janë të njohur për dije. Allahu nuk e ka detyruar atë që të përgjigjet në pyetjet e tyre. A do të thotë se ai ka të drejtë për të dhënë fetva vetëm për shkak se është bërë imam? Jo.

Shpërndaje: