Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse gruaja e bënë haxhin pa mahrem

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Likaat El-Babul Meftuh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse gruaja e bënë haxhin pa mahrem, ajo është kundërshtuese ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, ngase profeti ﷺ ka thënë:

“Mos të udhëtojë gruaja përveçse duke e shoqëruar një mahrem.”

 Një burrë u ngrit dhe tha: “O i dërguar i Allahut, unë jam caktuar që të marr pjesë në filan luftë, kurse gruaja ime ka vendosur të shkoj në haxh.”

Profeti ﷺ i tha: “Shko dhe bëje haxhin me gruan tënde.”

Bukhari (1862) dhe Muslimi (1341).

Porse haxhi i saj është i saktë. Do të thotë nuk e ka detyrë që ta përsëris haxhin porse e ka për detyrë që të pendohet te Allahu dhe të kërkoj falje për veprimin që ka bërë.

Shpërndaje: