Hafidh Ahmed bin El-Husejn El-Bejhaki (v. 458)
Ahkam-ul-Kuran (1/263)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu i Bekuari dhe më i Larti ka thënë:
”Nëse janë shtatzëna, shpenzoni për ato deri sa të lindin. Nëse fëmija ushqehet me gjirin e nënës, paguajuni atyre shpërblimin dhe merruni vesh me të mirë.” Et-Talak, 65:6
Imam Esh-Shafei ka thënë:
”Kjo sqaron se është detyrë e babait dhe jo e nënës që të furnizojë fëmijën pavarësisht nëse ajo është e martuar apo e divorcuar (gjatë shtatzënisë së saj dhe gjatë gjidhënies). Kjo dëshmon se furnizimi nuk është detyrim i trashëgimtarit, dhe nëna është trashëgimtare. Furnizimi dhe financimi për ushqyerjen e gjirit janë detyrim i babait dhe jo i nënës.”