Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse ke frikë se këto veprime të shpien në sprovë

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Tabakat-ul-Hanabilah (1/468-469)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

235 – Salih bin Zijad es-Susit. Ai transmetoi disa gjëra nga imami ynë duke përfshirë:

“E pyeta Imam Ahmed bin Hanbelin në lidhje me imamin i cili i frikësohet se udhëheqja e tij e namazit do të jetë sprovë për të.

Ai tha: “Le ta braktis atë veprim.”

E pyeta në lidhje me muezinin, i cili frikësohet se ezani i tij do të jetë sprovë për të.

Ai tha: “Le ta braktis atë veprim.”

E pyeta në lidhje me lexuesin e Kuranit i cili i frikësohet se leximi i tij do të jetë sprovë për të.

Ai u përgjigj: “Ai nuk duhet ta lerë atë. Jo të gjithë e kanë memorizuar Kuranin.”

Shpërndaje: