Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/87)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Në përgjithësi unë ende nuk di ndonjë argument se një sasi e madhe e lëngut bëhet e papastër nëse bie papastërti në të pa e ndryshuar atë. Unë nuk e di se në çfarë argumenti mes tij dhe Allahut mbështetet personi i cili e konsideron të papastër këtë. Të ndalohet diçka e lejuar është sikurse të lejohet diçka e ndaluar. Ai që ka një njohuri tek e cila referohet dhe mbështetet, atij i lejohet që ta pasojë atë njohuri. Nëse ai nuk ka asgjë tjetër për të sjell përveç pasimit të verbër, atëherë mospajtimi rreth kësaj është i njohur. Allahu (Te ala) ka thënë:
وَلاَ تَقُولُواْ لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ الْكَذِبَ هَذَا حَلاَلٌ وَهَذَا حَرَامٌ لِّتَفْتَرُواْ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ لاَ يُفْلِحُونَ
“Mos i thoni asaj rrenës së gjuhëve tuaja: ”Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut, nuk kanë shpëtim.” 16:116