Pyetje: Unë dhe motra ime e madhe nuk jemi martuar ende edhe pse shoqet tona janë martuar dhe kanë lindur fëmijë. A është kjo nga zemërimi i Allahut mbi ne pasi ka një hadith ku thuhet se robi privohet nga furnizimi për shkak të gjynahut që ai ka bërë?
Përgjigja: Nuk është domosdoshmërisht kështu, mund të ketë arsye të tjera përveç mëkatit. Zoti ynë, më I Urti dhe i Gjithëdijshmi – më Madhështori, më i Larti, ai ndoshta e sprovon një person me shkaqe të tjera përveç mëkateve.
Allahu (te ala) thotë:
وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ
“Dhe çfarëdo fatkeqësie që bie mbi ju, ajo është veçse si rezultat i gjynaheve tuaja dhe për shumë gjynahe të tjera Ai është që fal shumë.” Esh-Shura:30
Ndoshta mund të jetë diçka tjetër përveç mëkatit, ndoshta mund të jetë diçka tjetër që u bë shkak që të anulonte nevojën e saj për martesë, dhe mund të jenë mëkatet dhe gabimet e saj të cilat e penguan atë nga martesa. Pra ka shumë arsye, prej tyre janë mëkatet por mund të jenë dhe arsye të tjera përveç mëkateve.
Është detyrë mbi ju të dyja që t’i kërkoni Allahut dhe ta lutni Atë që ta bëjë çështjen tuaj më të lehtë dhe të merrni lajme të gëzueshme. Personi e lut Zotin e tij në sexhde, e lut në namaz, e lut gjatë pjesës së fundit të natës, ai i kërkon Zotit të tij dhe Allahu i jep atij atë që ai do si martesa dhe çështje të tjera.