Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse për një çështje, kemi dy thënie të ndryshme nga një dijetarë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse një dijetar, për një çështje të caktuar, i ka dy thënie të ndryshme. Ndërsa neve e kemi të qartë se thënia e dytë është ajo e fundit e tij. A na lejohet neve që të punojmë sipas thënies së parë e ta lëmë të dytën, veçanërisht kur ndërmjet këtyre dyjave ka kundërthënie?!”

Përgjigje: “Vëlla i dashur, ne nuk jemi urdhëruar që të adhurojmë Allahun me fjalë të dijetarëve. Por jemi obliguar që të adhurojmë Allahun me argumente të plota të mësuara nga i Dërguari ynë (sal Allahu alejhi ue selem).

Nëse thënia e dijetarit apo e dijetarëve, është në përputhshmëri me argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit, atëherë punojmë sipas saj. Por nëse fjala e tij i kundërshton këto argumente atëherë e lëmë anash dhe nuk punojmë me të.”

Shpërndaje: