Alameh Muhamed bin Abdil-Uehab el-Uasabi (v. 1436)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet të shoqërohemi apo të rrimë me një person që nuk fal namaz?
Përgjigje: O vëlla! Ka dijetarë që bëjnë tekfir mbi atë që nuk fal namaz dhe ka dijetarë që thonë se ai ka rënë në kufër të vogël dhe mëkat të madh. Ku është dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut? Të ulurit, shoqërimi, ngrënia dhe pirja. Ku është dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut?
Njëri nga të afërmit e Abdullah ibn Mugafel hidhte gurë, dhe ai e ndaloi atë dhe i tha:
“I dërguari i Allahut ﷺ ndaloi hedhjen e gurëve dhe tha: “Ajo nuk e vret gjahun.”
Pas kësaj, personi hidhte sërish me gurë.
Atëherë ai i tha: “Të thashë se i dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar këtë dhe ti vazhdon të hedhesh?
Betohem në Allahun se kurrë nuk do të flas me ty.”
Ky sahabi e bojkotoi këtë burrë sepse gjuante me gurë. A mund të krahasohet gjuajtja me gurë me mosfaljen e namazit?
Allah, Allah, (Vini re! Ju kujtoj!) se kur bëhet fjalë për urrejtjen dhe dashurinë. Është pjesë e fesë sonë të duam Atë që e do Allahu dhe të urrejmë Atë që e urren Allahun dhe të vendoset dashuria dhe urrejtja në vendin e duhur. Mos veproni të kundërtën dhe mos veproni gabim. Të mirët dhe të udhëzuarit duhet dashur, ndërsa mëkatarët, të këqijtë, alkoolistët, ata që nuk falin namaz dhe njerëzit e tjerë që bëjnë mëkate të mëdha dhe bëjnë bidate duhet urryera. Allahut i kërkojmë ndihmë1
Hadithi i plotë:
Profeti ﷺ ndaloi hedhjen e gurëve dhe tha: “Ajo nuk e vret gjahun dhe nuk e lëndon armikun, por mund të thyej dhëmbin ose ta nxjerri syrin.” (Muslimi).