“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse pyetesh lidhur me pasuesit e bidateve ji i sinqertë!

Alameh Hamud bin Abdilah et-Tuvejxhiri (v. 1413)

Burimi: el-Ixhabeh el-Xhelijjeh, fq. 40-41

Përkthe: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Lidhur me çështjen e atyre që nuk pajtohen me kundërshtuesit, por megjithatë heshtin rreth tyre sepse kanë frikë nga përçarja. Unë them se është obligim për pasuesit e së vërtetës që ti këshillojnë pasuesit e së kotës, ti urdhërojnë ata në të mirën, ti ndalojnë ata nga e keqja dhe t’ua qartësojnë gabimet që kanë. Nëse heqin dorë nga gabimi, qëllimi është arritur. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, është e detyrueshme që të bojkotohen, të refuzohen dhe të shpartallohen. Sepse Allahu ka thënë:

”Nuk gjen popull i cili beson në Allahun dhe në ditën e fundit, të bëjë miqësi me ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij edhe sikur ata të jenë baballarët e tyre, apo bijtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre.” 58:22

Nëse një person pyetet për një grup të ideologjive të rreme, është detyra e tij që ti përgjigjet atyre duke thënë se ata e kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin. Ai që thotë se ata pasojnë Kuranin dhe Sunnetin dhe kanë besim të shëndoshë, atëherë ka vepruar shumë dobët dhe ka dëshmuar rrejshëm. Ai është i detyruar të pendohet për dëshmi të rreme që është prej mëkateve të mëdha.

Shpërndaje: