Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Fet’h Dhil-Xhalal uel-Ikram (1/102)
Përktheu: ValdetGashi www.perlatmuslimane.com
Nëse jargët e qenit përveç në enë bien edhe në ndonjë gjë tjetër është obligim që ajo gjë të pastrohet shtatë herë sikurse ena.
Shembulli i tillë është nëse qeni lëpin rrobat ose kërcirin tuaj. Në këtë rast ato duhet të pastrohen shtatë herë dhe e para prej tyre duhet të jetë me dhe. Në qoftë se gjëja e cila duhet të pastrohet mund dëmtohet nga dheu në këtë rast duhet përdorur diçka tjetër në vend të saj për pastrim. Pra nuk ka dallim në mes të enëve dhe gjërave të tjera.
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta pastrojë atë (enën) shtatë herë.” Umdetul Ahkam (6).
Ndërsa tek Muslimi: “herën e parë me dhe.”
Abdullah Ibn Mugafel Muzeni -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse qeni pi në enë, lajeni atë shtatë herë, e herën e tetë fërkojeni me dhe.”