Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse urinën e ngacmon ajo del, e nëse e lë ajo mbetet brenda

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (38), min: 16:55
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/15746
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Ibnul-Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

“Shejkhu ynë [Ibnu Tejmijeh] ka thënë:

“Të gjitha ato veprime janë vesvese dhe bidate.”

Fola me të në lidhje me shtypjen dhe tundjen, ai tha:

“Hadithi nuk është autentik. Urina është si qumështi në gjirin e kafshëve; Nëse e lë atë, ajo ndalet dhe nëse e mjel, ajo pikon.”1

Nëse e braktis organin dhe nuk bën gjitha të lartpërmendurat, urina mbetet në penis dhe nuk del. Dhe nëse hulumton nëse urina ka dalë apo jo, ajo del në të vërtetë për shkak të gjitha lëvizjeve dhe gjërave të tjera të lartë përmendura.


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/106).

Shpërndaje: