Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: https://muqbel.net/sounds.php?sound_id=17
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sot kemi nevojë më së shumti për gra të devotshme dhe të dijshme me të cilat Allahu tu bëjë dobi Islamit dhe muslimanëve. Njerëzit dhe shoqëria Islame ndikohen nga gruaja. Armiqtë e Islamit e kanë joshur gruan me terma sikurse: “liri” dhe “zhvillim” dhe me zhveshje dhe vëmendje. Ata e kanë joshur atë që të shkatërrojë veten e saj dhe i kanë hapur shtigje të padobishme asaj.
Islami dëshiron që ajo të jetë e dëlirë, të jetë e nderuar dhe të jetë zonjë e shtëpisë. Disa gra janë zonja në shtëpitë e tyre. Burri i saj sjell atë që ia ka lehtësuar Allahu dhe ia vë përpara. Po ashtu fëmijët e saj e shohin atë si gruaja e shtëpisë. E njëjta gjë vlen edhe për gratë e tjera. Prandaj profeti ﷺ ka thënë:
“Zgjidhe fetaren!”
Kur shikon në gruan e tillë, ajo të gëzon. Ajo ruan nderin tuaj kur je larg saj. Është e rëndësishme që ajo ta kuptojë fenë e Allahut. Ajo duhet të fillojë me besimin dhe gjuhën arabe në mënyrë që të flasë mirë.
Hadithi i plotë është:
“Femra martohet për katër arsye: për pasurinë e saj, prejardhjen e saj, bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Martohu me fetaren, të lumshin duart.”
Transmeton Bukhari (5090) dhe Muslimi (1466).