Imam Ebu Umer Jusuf bin Abdil-Berr el-Kurtubi (v. 463)
Burimi: Et-Temhid (1/279)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibn Umeri tregoi se profeti ﷺ ka thënë:
“O Allah! Bekoje Shamin tonë! O Allah! Bekoje Jemenin tonë!” Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! Dhe Nexhdin tonë!” Ai tha: “O Allah! Bekoje Shamin tonë! O Allah! Bekoje Jemenin tonë!” Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! Dhe Nexhdin tonë!” Unë mendoj se ai tha pas herës së tretë: “Aty ka tërmete dhe sprova dhe prej aty dalin brirët e shejtanit.”
Lutja e tij ﷺ për Shamin, do të thotë për popullin e tij, Sikurse që është rasti për caktimin e mikatit për haxh të banorëve të Shamit, vendin Xhuhfe dhe vendin Jalemlem për banorët e Jemenit, sepse ai e dinte se Islami do të kalonte edhe në Sham. Ai gjithashtu emëroi vedin Karn si mëkat për Nexhdin sepse ai e dinte se e njëjta do të ndodhte në Irak. Kjo tregon për shenjat e profetësisë së tij ﷺ.