“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nga drita në zjarr

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: Damaxh-Xha’aluha Shu’lah min Nar ba’d an kanat Shu’lah min Nur, fq. 8-10

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kijeni frikë Allahun në lidhje me pjesëmarrjen në mësime. Kijeni frikë Allahun, sigurohuni që të bashkëpunoni në devotshmëri dhe në frikë ndaj Allahut. Merrni mësim nga rasti i Damaxhit, ëma e të gjitha qendrave të mësimit. Merrni mësim nga rasti Damaxh, e ëma e juaj. Si ishte Damaxhi në kohën e Imamit dhe Shejkh Mukbilit (rahimehullah)? Ai ishte dritë. Nuk kishte zjarr. Kishte miqësi, dashuri, respekt, mëshirë, dhembshuri, dije, vepra, mësimdhënie, mirësi, mbajtje të lidhjeve familjare, thirrje në fenë e Allahut dhe kështu me radhë.

Si u bë kur erdhi el-Haxhuri? Çfarë bëri ai? Ai e rrafshoi atë, e grisi dhe e shkatërroi atë. Damaxhi u shkatërrua para ardhjes së Huthive. Damaxhi u shkatërrua para se të vinin Huthitë. Banorët ishin të fragmentuar dhe të ndarë mes vete. Kishte shpifje, mallkime, rrahje, bojkote, paralajmërime, fyerje të dijetarëve dhe fetva pa argumente ose pa bazë. Ai u këshillua, por nuk i interesoi. Huthitë erdhën kah fundi pasi që Damaxhi ishte shkatërruar. Ka disa përjashtime, dhe ata jetojnë nën presion dhe kërcënime.

Ne distancohemi para Allahut nga ajo që el-Haxhuri i ka shkaktuar davetit. Sa kohë kam thënë se el-Haxhuri nuk e përfaqëson davetin, Ehl-us-Sunnetin, Islamin apo dijetarët? Ai përfaqëson vetëm veten. Këtë unë e thosha kur Damaxhi ishte i fortë dhe unë e them këtë ende.

I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“O Allah! Unë heq dorë nga veprimi i Khalidit tek Ti!”1

Cili Khalid? Sahabiu fisnik Khalid bin Uelidi (radijAllahu anhu). Ai e bëri një gabim dhe prandaj i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“O Allah! Unë heq dorë nga veprimi i Khalidit tek Ti!”

A të mos themi këtë për el-Haxhurin? Betohem në Allahun el-Haxhuri nuk mund të krahasohet me Khalidin (radijAllahu anhu). El-Haxhuri ka bërë me qindra, mos mijëra gabime, ndërsa Khalidi e bëri vetëm një. Megjithatë ti e di Sunnetin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) dhe që të heqësh dorë nga një gabim para Allahut. Nuk ka rëndësi nëse ti e do personin. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) veproi sipas ajetit fisnik në fund të sures “esh-Shu’ara”:

فَإِنْ عَصَوْكَ فَقُلْ إِنِّي بَرِيءٌ مِّمَّا تَعْمَلُونَ

“Pastaj nëse ata nuk të binden ty, thuaju: “Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju.”2

I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) veproi sipas Kuranit. Ishte ai që tha:

“O Allah! Unë heq dorë nga veprimi i Khalidit tek Teje!”

Ai tha kështu për një gabim. Në sa gabime ka rënë el-Haxhuri dhe në sa çështje? Nuk bëhet fjalë vetëm për davetin. Ai ka shkaktuar sprova në mes njerëzve, studentëve, fiseve, dijetarëve, liderëve të fiseve, autoriteteve dhe punëtorëve të autoriteteve dhe ka bërë këtë dhe atë.

O studentë! Kijeni frikë Allahun për hir të vetvetes. Ne nuk duam një el-Haxhuri të dytë. Jini të vëmendshëm. Betohem në Allahun se ne nuk duam një el-Haxhuri të dytë që vjen me këtë dhe atë dhe jep fetva nga vetja e tij.


1 Bukhari (4339).

2 26:216

Shpërndaje: