Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata Lika Maftuh fil-Hars el-Utani
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Prej kujt duhen të merren fetvat, prej çdo imami të xhamive apo çdo njërit që kërkon dije, apo është e patjetërsueshme që myftiu të plotësojë kushte të posaçme; Nëse është kështu cilat janë ato?
Përgjigje: Nuk ka dyshim se njeriu mund të përballet me këtë gjë, prandaj është e nevojshme që të ketë ku të kthehet që ti’a sqaroj gjërat për të cilat ai ka nevojë. Fetvat janë kategori të ndryshme si p.sh: fetva që kanë të bëjnë me gjëra të përgjithshme e fetva mbi gjëra më të rënda e për këto duhet të pyesim dijetarët të cilët janë të specializuar në atë fushë.
E nëse kemi të bëjmë me pyetje më të lehta mbi çështje të abdestit, apo namazit, apo pyetje që kanë të bëjnë me veprimet tuaja të përditshme, që i konsiderojmë të lehta sepse i din pothuajse çdo kërkues i dijes e ky mund të jetë edhe imam i xhamisë. Pra pyetjet ndryshojnë.
Prandaj sido që të jetë, mos ja drejto pyetjen tënde askujt përveç atij që i beson e që ka dije, sepse ti vepron me fetvan që ai ta ofron duke u mbështetur në fjalët e tij, prandaj po them duhet të jetë patjetër njeri që i beson dijes së tij dhe kjo i reflektohet dhe në vepra, kështu që mos ju drejto me pyetje përveç atij personi që nga ai kupton se me të vërtet po të këshillon dhe është i sinqertë.