Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nga Kutbi dhe el-Benna deri tek ISIS dhe en-Nusrah

Shejkh Muhammed bin Ramzan el-Haxhirij 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=147098

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Këta Hauarixhë u rebeluan kundër Ali bin Ebi Talibit radijAllahu anhu. Ata u themeluan në një vend të quajtur Harura pas së cilës ata u emërtuan me emrin ”Harurijjeh”. Ti mund të gjesh disa emra për Hauarixhët; al-Kaidah, ISIS … Çështja nuk është në emrat. Të gjithë janë Hauarixhë; Azarikah, Harurijjeh, Ka’deh të cilët janë Hauarixhët më të fëlliqur – ata nxisin të tjerët në revoltë, por nuk ngriten vetë. Sa të shumtë që janë ata në vendin tonë!

Kur Ebu Umameh radijAllahu anhu pa kokat e Hauarixhëve të vrarë në Sham kështu që ai tha: ”Qentë e zjarrit.” Një njeri që ishte afër tij tha duke qenë kureshtar: ”A po thu kështu?” Ai tha: ”Kështu tha i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Njeriu pyeti: ”A e ke dëgjuar atë duke thënë kështu?” Atëherë Ebu Umameh tha: ”Betohem në Allahun se po, përndryshe unë do të isha guximtarë për këtë. Unë e kam dëgjuar atë, e kam dëgjuar atë, e kam dëgjuar atë. ”Pastaj ai u kthye djaloshit të ri dhe i tha: ”Ata janë të shumtë në vendin tuaj.”

Betohem në Allahun se ata janë shumë në vendin tonë. Allahu e largoftë sherrin e tyre, dhe i zbuloftë ata, dhe të mos lejojë ata që të arrijnë qëllimet e tyre, ose që t’u mos u jep atyre ndonjë lidership. Ata janë komplotistët mashtrues që kanë hyrë fshehurazi në Islam dhe tek myslimanët. Edhe pse disa i lavderojnë sikurse Imran Hittan i cili tha kur e lavdëroi vrasësin e Ali bin Ebi Talibit radijAllahu anhu:

Dhe therrja nga një njeri fisnik që nuk kishte asnjë qëllim tjetër përveçse kënaqësinë së Allahut

unë mendoj për të dhe e kuptojë se

ai është krijesa më e lavdëruar tek Allahu

Vetëm shikoni në këtë lavdërim të kotë! Prandaj, ju nuk duhet të habiteni se si thirrësat e së kotës i lavdërojnë ata. Thirrësat dhe udhëheqësit e tyre janë të njohur. Ne gjithashtu e njohim vendin e Rafidave dhe udhëheqësit e tyre. E njëjta gjë vlen për Hauarixhët. Ne e lexojmë historinë. Ata që e kanë përhapur ideologjinë e Hauarixhëve më së shumti sot janë Ikhuanu-Musliminët egjiptian të themeluar nga Hasan el-Benna. Helmi i Hauarixhëve është përhapur nga Sejjid Kutbi. Pastaj Abdullah Azem piu nga kupa e cili u kap nga Dhavahiri dhe Usamah bin Laden. Këta ia përhapën atë të gjithë pasuesve të tyre kështu që ata u helmuan nga kjo ideologji. Kjo e vërtetë e hidhur jep një amëz sepse ne shohim bijtë duke lavdëruar këta njerëz. Mos u habitni që edukatorët dhe mësuesit lavdërojnë dhe të nderojmë këta njerëz.

al-Kaidah, e cila është rezultat i këtyre sekteve dhe grupeve, është platformë e sotme. Nga al-Kaideh buron ISIS dhe en-Nusrah. Nuk ka asnjë dallim në mes të en-Nusras dhe ISIS:it. Ata janë si një monedhë me dy anë. Mospajtimi i tyre është lidhur me çështjet e kësaj bote dhe politike. Etiketat e tyre, ideologjitë dhe besimet janë të njëjta. Unë befasohem nga ata që e kritikojnë ISIS:in në mënyrë brutale dhe heshtin lidhur me en-Nusrah sikurse këta të fundit të ishin më të devotshëm dhe më afër Allahut. Të gjithë janë Hauarixhë. Ata kanë etiketat e njëjta, doktrinat dhe ideologjitë edhe pse ata nuk pajtohen.

Shpërndaje: