Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nga neglizhenca e në mosbesim

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sadi (v. 1376)

Burimi: Tejsir-ul-Karim, faqe. 52

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الذِّلَّةُ وَالْمَسْكَنَةُ وَبَآؤُوْاْ بِغَضَبٍ مِّنَ اللَّهِ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُواْ يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ النَّبِيِّينَ بِغَيْرِ الْحَقِّ ذَلِكَ بِمَا عَصَواْ وَّكَانُواْ يَعْتَدُونَ

“Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë. Kjo ndodhi, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin çdo kufi.” 2:61

Ata mëkatuan dhe shkelën robërit e Allahut. Një mëkat shpie në një tjetër. Neglizhenca shpie në mëkat të vogël dhe mëkati i vogël në mëkat të madh dhe mëkati i madh shpie në forma të ndryshme të bidateve, mosbesime dhe gjëra tjera. Lusim Allahun që të na shpëtoj nga të gjitha sprovat.

Shpërndaje: