Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nga vegjëlia deri në vdekje

Shejkh Abdurr-Razzak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkhu: Unë dua t’ia bëj shejkhut një pyetje dhe të mos shqetësohet prej saj, dhe të na përgjigjet, sa vjeç je, o shejkh?

I moshuari: 67.

Në realitet ia drejtova pyetjen atij dhe jo të tjerëve për shkak të një arsyeje, sepse pashë që e kishte lapsin nga koha kur fillova mësimin deri në përfundim, dhe nuk e braktisi lapsin që nga fillimi i mësimit deri në fund dhe ai shkroi me përsosuri, dhe atë që ju dëgjuat ishte një përmbledhje e asaj që ai shkroi, përndryshe ai shkroi shumë gjëra. Kështu që unë e shoh atë në këtë moshë dhe e ka zellin sikurse zellin e të rinjve, zelli i tij është më i madh sesa zelli i shumë të rinjve, ka shumë të rinj këtu të pranishëm që nuk kanë shkruar as një shkronjë, kështu që ky shejkh – Allahu e shpërbleftë – konsiderohet një shembull në zell dhe na kujton se kërkimi i dijes nuk ndalet në një moshë të caktuar. Përkundrazi, kur imam Ahmedi -Allahu e mëshiroftë- u pyet sesa kohë duhet të kërkojmë dije.

Ai u përgjigj: “Nga vegjëlia e deri në vdekje.”

Kërkimi i dijes vazhdon. Kjo është ambicia e këtij shejkhu të nderuar -Allahu e shpërbleftë-, i cili vërtet konsiderohet shembull dhe vepra e tij është mësim i dobishëm për të gjithë ne me lejen e Allahut -subhanehu ue te ala-, dhe është dobi për ne.

E lus Allahun -subhaneu ue te ala- ta bekojë këtë të moshuar në jetën e tij dhe t’i japë atij dije të dobishme dhe t’i bëjë dobi me atë që mësoi, dhe që të na dhurojë të gjithëve dije të dobishme dhe vepra të mira dhe të na udhëzojë të gjithëve në rrugën e drejtë!

Për shejkhun -Allahu e shpërbleftë – kam disa dhurata, jo një dhuratë, kam disa dhurata, kam shumë dhurata, dhurata e parë është e çastit, do t’ia dhurojë orën time sepse kam harruar portofolin në shtëpi, kështu që do t’i jap orën time, kjo është dhurata e parë, e dhuratat e tjera -nëse dëshiron Allahu- do t’i dërgohen në shtëpinë e tij.

Shpërndaje: