Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nga vlerat e martesës

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://youtu.be/vmlkwUIFr7s

http://salaf-us-saalih.com/2013/04/10/the-nikah-has-many-benefits-and-is-a-protection-from-fornication-shaykh-saalih-al-fawzaan/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Martesa midis bijëve të Ademit, meshkujve dhe grave, është nga Sunnetet e Allahut mbi krijesat e Tij. Në të ka shumë përfitime të mëdha, prej tyre: Dëlirësia midis dy bashkëshortëve, përmbushja e gjërave që janë të nevojshme për gruan nga ana e burrit, kujdesja ndaj gruas dhe sigurisë së saj. Gjithashtu prej tyre (përfitimeve të mëdha në martesë) është edhe përmbushja e epsheve (dëshirave) e të dy gjinive, prej të cilës mund të vijnë fëmijët. Ka shumë përfitime nga martesa.

Gjëja më e rëndësishme është se me anë të martesës njeriu është i ruajtur nga tradhëtia bashkëshortore, nga zinaja, nga humbja e familjes dhe nga prishja e moralit, gjithashtu është edhe mbrojtje e shëndetit.

Sa për tradhëtinë bashkëshortore dhe zinanë, rezultati i tyre i fundit është epidemia dhe sëmundjet vdekjeprurëse, sikurse është e njohur kjo gjë.

وَلاَ تَقْرَبُواْ الزِّنَى إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاء سَبِيلاً

”Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!”

Kurvëria çon në humbje të familjes, përhapje të sëmundjes, humbje të modestisë dhe pastërtisë. Me atë, zinanë ka dëme të mëdha, Allahu na ruajttë, është rrugë e shëmtuar. Dëmet e kurvërisë nuk janë të kufizuara.

Ndërsa martesa, është një mbrojtje nga zinaja dhe dëmet e saja, dhe të gjitha falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Martesa sjell rrezultate (të mira), prej rezultateve janë pasardhësit, ndërsa zinaja është mëndjelehtësi dhe humbje sepse fëmijët e zinasë nuk kanë baballarë dhe as prejardhje, Allahu na ruajttë. Kjo është nga dëmet e zinasë.

Allahu nuk ka thënë mos bëni zina, porse ka thënë:

”Mos iu afro zinasë”

gjë e cila do të thotë, qëndro larg rrugëve që të çojnë tek zinaja. (rrugë) Sikurse: shikimi, vetmia me një burrë të huaj, udhëtimi i gruas vetëm (pa mahrem), shfaqja e bukurisë. Këto janë rrugët që të çojnë në drejtë zinasë. Allahu i ka ndaluar ato dhe i ka bërë haram. Nëse do të lehtësohet në këto rrugë, atëherë ndodh zinaja. Nëse do të lehtësohet në këto rrugë, atëherë ndodh zinaja sepse dëshirat (epshore) janë të pranishme. Dëshirat (epshore) janë të pranishme në mes burave dhe gruas. Nëse ata rrinë së bashku dhe përzihen, zinaja është afër, shejtani është afër.

”Nëse një burrë vetmohet me një grua, shejtani është i treti midis tyre.”

Ata thonë: ju keni mendime të këqija, ju jeni pesimistë etj. Ne nuk jemi pesimista, porse kjo është një realitet. Ky është realiteti nëse shkelen rrugët të cilat i ka ndaluar Allahu dhe zbulohen auretet (pjesët e turpëshme), atëherë zinaja do të ndodhë dhe në këtë nuk ka dyshim.

Madje edhe burri i devotshëm dhe fetar është i rrezikuar nga gruaja (e huaj) sidomos nëse ajo është e bukur dhe veçohet me të apo udhëton me të apo punojnë së bashku apo ulet afër tij në bankën e klasës apo në një provim apo në takime apo në televizion apo në radio si kolege e tij, prezantuese afër tij dhe ajo është e bukur dhe ky është i ri.

Larg është Allahu nga çdo e metë. Pra (me këtë vepër), po sillni benzinën pranë zjarrit? Dhe thoni se nuk janë përzier dhe nuk ndodh diçka?! Zjarri është në vete dhe benzina është në vete! E sjell atë (benzinën) pranë tij (zjarrit) dhe e thua këtë? Kjo është e njëjta dhe nuk ka dyshim në të dhe është më e keqe sesa benzina me zjarrin.

Dëshirat… (prej tyre) kërkojmë mbrotje nga Allahu, dëshirat janë të forta dhe për këtë arsye Allahu i Lartësuar ka vendosur pengesa të cilat e pengojnë rënien në zina. Nëse i përmbahesh këtyre ndalesave pakësohet zinaja ose ndërpritet (nuk ka më) fare. Nëse (ato pengesa) humbasin, atëherë zinaja do të ndodhë dhe nuk ka dyshim në këtë gjë, duke mos e marr parasysh se janë fetarë apo modest, pasi bijtë e Ademit nuk janë të ruajtur nga zinaja vete vetëm se me anë të rrugëve që të ruajnë nga zinaja. Po!

Shpërndaje: