Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (78 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në vendin tonë është bërë i shpeshtë preokupimi i të rinjve ndal akrobacioneve me vetura dhe vozitjes së shpejtë, me të cilat po shqetësohen myslimanët. Shpesh ndodhin edhe aksidente vdekjeprurëse. A konsiderohet kjo të jetë vetëvrasje? Çfarë roli kanë prindërit që lejojnë të rinjtë ti ngasin makinat në këtë mënyrë? A i lejohet atij që është aksidentuar që tua falë atyre?
Përgjigje: Kjo nuk është vetëvrasje, sepse vetëvrasje është kur personi ka për qëllim të vrasë veten, diçka që ata nuk e bëjnë. Megjithatë, kjo është mendjelehtësi dhe gabim. Unë i këshilloj kujdestarët e tyre që ta kenë frikë Allahun (azze ue xhel) dhe të mos i lejojnë fëmijët të dëmtojë veten fizikisht ose ekonomikisht ose dikë tjetër. Ata duhet të jenë të kujdesshëm që të mos humbasin këto begati sepse begatia e cila nuk pritet me falënderim zhduket. Allahu u bëftë juve dhe neve që të jemi falënderues ndaj Tij për të mirat e Tij dhe që ta adhurojmë Allahun shumë.