Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngasja e veturës nga femrat

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: “Tuhfetul-Muxhib”, fq. 71

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme që gruaja muslimane ta ngasë veturën?”

Përgjigje: “Nëse ajo është e mbuluar, e moralshme, ndjehet e sigurt se nuk do të sprovohet dhe askush tjetër nuk mund ta transportojë, atëherë nuk ka të keqe nëse ajo e ngasë veturën. Por, nëse ekziston frika se dikush mund ta rrëmbejë makinën e të ikë me të larg në vende ku bëhen gjëra të paturpshme, prostitucion dhe të tjera, atëherë kjo nuk është e lejuar.”

Shpërndaje: