Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Hidajat-ul-Hajara, fq. 129
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Argumenti i gjashtëmbëdhjetë janë fjalët e Isaisë në lidhje me Mekën:
”Ngazëllo, o shterpë, që nuk lindje; fol duke bërë tesbih, gëzohu, ti që nuk provoje dhembjet e lindjes! Familja jote do të jenë më shumë se familja ime, thotë Zoti.”
Me fjalët “familja jote do të jenë më të shumtë se familja ime” i referohet Jeruzalemit, ndërsa “shterpë” është Meka. Meka nuk lindi asnjë profetë para profetit Muhammed ﷺ. Është e pamundur që Jerusalemi të jetë “shterpë”, pasi që ky qytet është qyteti i profetëve dhe qyteti i shpalljës. Në këtë qytet kanë lindur shumë profetë.
1 Isaia (54/1).