Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngjarja e vrasjes së Uthmanit

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

Përktheu: Valdet Gashi

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=pzOaGWAimpk

www.perlatmuslimane.com

Kur disa prej sahabëve patën frikë se Khauarixhët do ta mbysin Uthmanin (radijAllahu anhu), ata i thanë atij që të heq dorë nga khilafeti në mënyrë që të shpëtojë jetën e tij.

Pastaj Ibn Umeri (radijAllahu anhu) hyri tek tek Uthmani (radijAllahu anhu) i tha: Shiko o Ibnu Umer se, ata po thonë të heqësh dorë nga khilafeti dhe të mos vrasësh vetën tënde.

Ibn Umeri ia ktheu: Nëse shpëton veten tënde duke lënë khilafetin, atëherë a do të mbetesh përgjithmonë në dunja?

Uthmani (radijAllahu anhu) iu përgjigj: Jo.

Ibn Umeri pastaj tha: Nëse nuk heq dorë nga khilafah, a mund të të bëjnë ty gjë tjetër më tepër se vrasja?

Uthmani tha: Jo.

Ibn Umeri tha: A e posedojnë ata për ty xhenetin apo xhehenemin?

Uthmani: Jo.

Ibn Umeri tha: Unë nuk e shohë të arsyeshme që të zhveshësh këmishën të cilën ta ka veshur Allahu, dhe që ky të jetë shkak që kjo të bëhet traditë, nuk e shohë të arsyeshme që të bësh këtë traditë, saqë sa herë që njerëzit të zemërohen në liderin e tyre ta rrëzojnë atë.

Mësohet nga kjo se dëmi i largimit të pushtetarit të muslimanëve është dëm i madh, është dëm më i madh sesa vrasja.

Prandaj profeti e udhëzoi Uthmanin që të mbante barrën e dëmit më të vogël që ishte vrasja e tij, për të shmangur dëmin më të madh, që është largimi i sundimtarit musliman dhe se kjo më pas bëhet një normë tradicionale për popullin. Kjo është ajo që e veproi Uthmani në realitet, dhe që e kishte kuptuar Ibnu Umeri.

Disa nga sahabët ishin me Uthmanin në shtëpinë e tij, ndërkohë që ai ishte i mbyllur brenda (d.m.th.. Rrethimi ishte vendosur rreth shtëpisë së tij).

Shtëpia kishte një hyrje, kushdo që hynte dëgjonte fjalët e atij që ishte në oborr, pastaj Uthmani doli tek ata, ngjyra e tij kishte ndryshuar: Me të vërtetë, të gjithë këta njerëz më kanë kërcënuar të më vrasin.

Ata thanë: Të mjafton Allahu kundër tyre o prijës i besimtarëve.

Uthmani tha: Përse të më vrasin mua? Unë e kam dëgjuar profetin (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë: “Nuk lejohet vrasja e muslimanit përveçse në tre raste, nëse ai bën kufër pas Islamit, bën zina (pasi të jetë martuar) ose nëse e mbytë dikë.”

Për Allahun, unë nuk kam bërë zina në xhahiljet e as në Islam kurrë, as nuk dëshiroj të kem një besim tjetër prej që kur Allahu më udhëzoi në Islam dhe as që kam vrarë asnjë person.

Prandaj, pse duan të më vrasin?

Uthmani shikoi pasuesit e fitnes, ai u mundua që të paraqes argumente kundër tyre dhe iu kundërpërgjigj të kotës së tyre, ndoshta do të reflektojnë dhe të kthehen nga devijimi i tyre.

Pastaj Uthmani tha: Betohem në Allahun, kush nga ju ishte prezent me profetin (salAllahu alejhi ue selem) në ditën Hira, kur qëndroi mbi kodrën Hira, kur kodra u dridh, profeti (salAllahu alejhi ue selem) e shkeli kodrën me këmbën e tij dhe tha: “Qetësohu o Hira mbi ty është profeti, siddiku (Ebu Bekri) dhe shehidi”. Unë isha me të.”

Disa prej burrave e dëshmuan këtë.

Pastaj ai tha: Betohem në Allahun, kush ishte prezent kur i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në ditën e Besatimit er-Riduan, kur ai më dërgoi tek idhujtarët banorët e Mekës, ndërkohë kur u bë besatimi, i dërguari tha: “Kjo është dora ime dhe kjo është dora e Uthmanit.” Ai u besatua për mua.

Pastaj ai tha: Betohem në Allahun, kush nga ju ishte prezent kur i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Ai që na e zgjeron këtë xhami duke fituar si shpërblim një shtëpi në xhenet.”?

Unë dhurova nga pasuria ime dhe e zgjerova xhaminë.

Disa nga ta e dëshmuan këtë.

Pastaj ai tha: Betohem në Allahun, kush nga ju ishte prezent kur i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në ditën e betejës së Tebukut, kur kishte vështirësi në armatim. Tha: Kush dëshiron të dhurojë sot pasuri në ushtri e cila do të pranohet nga Allahu?

Uthmani tha: Unë e furnizova gjysmën e ushtrisë me pasurinë time.

Disa nga ta e dëshmuan këtë.

Pastaj ai tha: Betohem në Allahun, kush nga ju ishte prezent lidhur me Bunarin Rumah, nga i cili u shitej ujë udhëtarëve.

Pastaj unë e bleva me pasurinë time dhe ua dhurova udhëtarëve që të pinë prej tij.

 Disa nga ta e dëshmuan këtë.

Uthmani dialogoi me pasuesit e fitnes dhe ua sqaroi të kuptuarit e teksteve dhe ua sqaroj domethënien e tyre të saktë.

Por pasuesit e fitnes në çdo kohë dhe në çdo vend nuk ndalen tek tekstet, as tek domethënia e saktë e tyre, as nuk iu kthehen fjalëve të dijetarëve Rabanijun.

Ata përdorin tekstet gabimisht, duke ndjekur epshet e tyre dhe dëshirat e tyre dhe ata marrin dije nga ata që janë të ngjashëm me ta; të vegjlit në dije dhe mendje.

Kur Uthmani e pa këmbënguljen e tyre mbi fitne, këmbëngulja e tyre për të vrarë atë, ai i paralajmëroi ata kundër kësaj dhe efektin që do të ketë mbi umetin, ai tha:

O ju njerëz, mos më vrisni, sepse unë jam udhëheqës i emëruar dhe vëlla i muslimanit. Unë jam i emëruar i muslimanëve, ndihmës dhe vëlla i muslimanëve, nuk është e lejuar për ju që të vrisni khalifin e muslimanëve, e as të vrisni një vëlla musliman.

Ai pastaj tha:

Mos më vrisni mua, sepse jam udhëheqës dhe vëlla musliman, mik, ndihmës dhe vëlla i muslimanit. Pasha Allahun, nuk kam dashur gjë tjetër pos përmirësimit, aq sa mundem, ia kam qëlluar apo kam gabuar. Nëse më vrisni nuk do të faleni së bashku asnjëherë, e as nuk do të luftoni të gjithë asnjëherë.

Ai i paralajmëroi kundër efektit të vrasjes së tij, megjithatë, njerëzit e fitneve nuk kanë mendje, as dije, dhe as nuk kanë njerëzillëk.

Kur sahabët e panë guximin e shfrenuar që shtresat e rrethimit kishin kundër Uthmanit, ata patën frikë prej tyre për Uthmanin.

Një grup prej tyre erdhën, ata paraqitën idenë e mbrojtjes dhe luftimit për të.

Megjithatë, ai refuzoi, pastaj erdhën tek ai përsëri dhe ai e refuzoi ashpër këtë herë.

Kur ata e panë se çështja po arrinte një pikë të rrezikshme, sahabët u përgatitën për të luftuar në mbrojtje të Uthmanit.

Haritha Ibn Nu’man erdhi dhe tha: Nëse dëshiron, ne do të luftojmë për të mbrojtur.

Uthmani tha: Jo.

Pastaj Mughirah Ibn Shub’ah erdhi dhe tha: Në të vërtetë ju keni numrat dhe forcën, dhe ju jeni në të vërtetën dhe ata janë në të kotën.

Uthmani tha: Unë nuk dua të jem sahabiu i parë i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili derdh gjak në këtë umet.

Abdullah Ibn Zubejr (radijAllahu anhum) i tha atij: “Luftojë ata, pasha Allahun, Allahu ta ka lejuar që ti luftosh ata.”

Uthmani (radijAllahu anhu) tha: “Jo, pasha Allahun nuk do ti luftojë ata kurrë.”

Megjithatë, disa nga sahabët hynë në shtëpi, por Uthmani i nxiti me ashpërsi që të mos luftonin për shkak të tij.

Ai i këshilloi ata dhe u kujtoi atyre detyrimin e bindjes ndaj pushtetarit musliman.

Ata pastaj u larguan të detyruar.

Njerëzit e fitnes nuk e njohin meritat e njerëzve meritorë dhe as nuk e njohin pozitën e njerëzve të lartë.

Pastaj nëna e besimtarëve Safijah erdhi duke u larguar nga një mushkë duke e udhëhequr nga shërbëtori i saj në mënyrë që ajo të mbrojë Uthmanin.

Eshtar e theri dhe e goditi mushkën e saj derisa u kthye, kështu që nëna e besimtarëve Safijah tha: “Më largoni. Më largoni! Kështu që ky qen të mos më turpëron.

Në këtë mënyrë njerëzit e fitnes nuk e njohin meritën e njerëzve meritorë.

Ditën e fundit e rrethimit, Uthmani e pa profetin, Ebu Bekrin dhe Umerin në një ëndërr dhe ai tha: Oh Uthman bëje iftarin me ne”.

Uthmani erdhi në mëngjes derisa po agjëronte, mbante pantallona dhe i shtrëngoi ato në mes, kështu që të mos zbulohej aureti e tij kur ai vritet.

Ai mori Mus’hafin dhe filloi ta lexonte atë dhe ai ishte njëri që lexonte shumë Kur’anin.

Pastaj një njeri hyri tek ai, kështu që Uthmani i tha: “Midis nesh është Libri i Allahut”.

Pasi e dëgjoi këtë ai iku dhe e braktisi atë.

Pastaj hyri një tjetër dhe Uthmani i tha atij: Mes nesh është Libri i Allahut.”

Ai pastaj e kapi për fyti Uthmanin para se ta godiste atë me shpatë.

Ai më pas tha: “Për Allahun nuk kam parë ndonjë gjë më të butë se fyti i tij, unë e pashë se si shpirti i tij vërvitej”.

Atëherë ai e goditi me shpatën e tij.

Uthmani e mbrojti veten me dorën e tij e cila iu pre.

Uthmani tha: Pasha Allahun kjo është dora e parë e cila shkroi suret Mufasal të Kuranit (nga surja Huxharat deri tek en-Nas).

Një tjetër hyri dhe e goditi Uthmanin me një shtizë, saqë gjaku i ra në ajetin:

“Po ty kundër tyre do të të mjaftojë Allahu. Ai është Dëgjuesi, Gjithëdijshmi.” 2:137

Gjaku mbeti në ajetin e Mus’hafit të Uthmanit.

Kur rrethuan Uthmanin, gruaja e tij Na’ilah tha: “Nëse e vrisni ose e leni, ai qëndronte tërë natën dhe lexonte të gjithë Kur’anin në një rekat”.

Ajo dëshironte të mbronte Uthmanin megjithatë ata i prenë gishtat dhe dorën.

Ata e goditën kokën e Uthmanit duke e prerë atë, një njeri që ecën nga ana e Uthmanit ndërsa koka e tij ishte te Mus’hafi, ku ai goditi me shqelm kokën e tij dhe e largoi nga Mus’hafi dhe tha: “Nuk kam parë fytyrë kafiri më të mirë, e as shtrat kafiri më fsnik! “

Kështu janë njerëzit e fitneve; ata përfundojnë në tekfirin e atyre që i kundërshtojnë.

Ata plaçkitën dhe të gjitha pasuritë e Uthmanit; ata nuk lanë një artikull të vetëm, madje morën edhe kupat; kështu njerëzit e fitnes lëvizin për qëllime materiale.

Shpërndaje: