Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngjitja në kodrën Rahmah

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Nur alad-Darb (55 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çdo vit kur e bëj haxhin ngjitem në kodrën Rahmah në Arafah. Këtë vit ndihem i dobët për shkak të moshës së shtyrë. Unë jam në mëdyshje tani. Kam frikë se do ta bëjë haxhin pa u ngjitur në këtë kodër. Çfarë duhet të bëjë?

Përgjigje: Qetësohu, vëlla. Nuk është ligjësuar të ngjiturit në kodrën Rahmah. Kjo madje edhe është bidat nëse kjo bëhet si adhurim. Nuk lejohet që kjo të konsiderohet si një adhurim ose të veprohet si një akt adhurimi. Askush nuk ka ngurruar aq shumë pas veprave të mira dhe askush nuk i ka kushtuar rëndësi më të madhe për të përhapur mesazhin e Allahut sikurse bëri i dërguari ﷺ. Megjithatë, ai nuk u ngjit në këtë kodër, nuk e urdhëroi askënd që ta bëjë këtë e as nuk e miratoi dikë që e bëri këtë, me aq sa di unë. Bazuar në këtë, nuk është e përshkruar të ngjiturit në këtë kodër. I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë kur qëndroi pas saj:

”Po qëndroj këtu dhe tërë Arafah është vend qëndrim.”

Është sikurse ai ﷺ dëshiroi të thoshte se lejohet të qëndroni kudo në Arafah dhe të mos shtyheni për të qëndruar mu aty ku ai qëndroi.

Shpërndaje: