“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ngjyra e rrobave të gruas (1)

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika Esh-Shehri (68 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

A i lejohet gruas të veshë rroba të bardha, të gjelbërta apo të ndonjë ngjyre tjetër nëse kjo është në përputhje me traditën e popullit të saj, veçanërisht në rastet kur ajo kritikohet për veshjen e saj të zezë

Përgjigje: Nëse kjo përputhet me traditën e popullit të saj, atëherë është e lejuar që gruaja të veshë rroba të bardha. Megjithatë, rrobat e saj nuk duhet të ngjajnë me ato të burrave. Ngjyra e rrobave nuk ka rëndësi për deri sa veshja e saj është e dallueshme nga ajo e burrave.

Nëse një ngjyrë e caktuar nuk i përket traditës së popullit, atëherë ajo duhet të vishet në përputhje me traditat e tij. Brenda këtyre traditave, ajo mund të zgjedhë të veshë rroba të zeza, të gjelbërta, të kuqe ose me ngjyra të tjera përderisa ajo mbulon fytyrën dhe duart siç kërkohet nga sheriati.

Shpërndaje: