Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Nurun ‘aled-Derb” (36 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A lejohet që femrat e reja t’i ngjyrosin flokët? A është lyerja e flokëve e ndaluar në Islam?”
Përgjigje: “Është e lejueshme për femrat e reja dhe për ato më në moshë që t’i ngjyrosin flokët e tyre përderisa nuk i ngjyrosin me të zezë. Madje, veprimi i tillë është i urdhëruar. Ngjyrosja e flokëve me të zezë është e ndaluar. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
غيروا هذا الشيب، وجنبوه السواد
“Ndryshoni këto flokë të thinjura dhe shmanguni ngjyrës të zezë.”
Urdhëresa tregon obligushmërinë.
Së dyti, kjo është një prej formave për të ndryshuar krijimtarinë e Allahut dhe për t’iu shmangur caktimit të Tij. Ai që është i thinjur dhe ngjyrosë flokët me ngjyrë të zezë, i bije sikurse po thotë në mënyrë indirekte: “Unë nuk e pranoj këtë shenjë pleqërie që më është shfaqur, dhe po i ngjyrosë flokët me të zeza në mënyrë që të mbetem ende i ri!” Veprimi i tillë i ngjason sikurse bërja e vrimës ndërmjet dy dhëmbëve të parë për të cilën gjë ka ardhur paralajmërim i qartë nga hadithet autentike.
Ngjyrosja e flokëve me të zezë i bije sikurse njeriu i del përballë Allahut Tabarak ue Te’ala duke e kundërshtuar caktimin e Allahut për të. Thinjat sugjerojnë në moshën e vjetërsisë tek njeriu, prandaj nuk është e lejuar që flokët e thinjura të ngjyrosen me ngjyrë të zezë. Nuk ka rëndësi nëse këtë gjë e bën burri apo gruaja. Dhe kur jemi tek meshkujt, nuk ka lidhje nëse ngjyrosen flokët apo mjekra.”