Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngrënia dhe pirja e çdo gjëje në tek

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (16/281)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

A duhet gjithmonë -përveç në Fitër Bajram- të hamë hurma tek? Jo.

A duhet të bëjmë gjithçka në numër tek, si p.sh.: të hamë tri pjesë të ushqimit? Kjo nuk është ligjësuar. E njëjta gjë vlen edhe nëse dëshirojmë të parfumohemi në tek. Kjo nuk ka bazë. Unë nuk di që duhet vepruar në këtë mënyrë.

Lidhur me fjalën e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem:

إن الله فرد يحب الفرد

“Allahu është tek (Një) dhe e do tekun.” 

Nuk duhet të kuptohet përgjithësisht. Allahu ‘Azze ue Xhel është Një dhe gjykon gjykimet fetare dhe universale në numër tek. Për shembull, ne përfundojmë namazin vullnetar të natës në numër tek rekatesh. Edhe dita përfundon në numër tek rekatesh në namazin e akshamit.

Ditët e javës janë në numër tek të ditëve. Qiejt janë në numër tek. Toka është në numër tek. Allahu ‘Azze ue Xhel krijon dhe përcakton atë çfarë Ai dëshiron në numër tek. Hadithi nuk do të thotë se Allahu do në numër tek. Në këtë rast, ne do të kishim thënë se do të duhej të shkonim në hapa tek nga shtëpia për në xhami, të hanim hurmat në numër tek, të pinim çaj në numër tek dhe në çdo gjë tjetër. Unë nuk di që kjo të jetë ligjësuar.

Të ngrënit e hurmave në numër tek në Fitër Bajram dhe të mos shkosh në xhami derisa t’i kesh ngrëne ato, është prej Sunnetit. Disa njerëz, sidomos njerëzit e rëndomtë, i marrin hurmat me vete për t’i ngrëne në vendfalje/xhami dhe nuk i hanë ato derisa të ketë lindur dielli. Kështu ata kufizojnë këtë ngrënie me kohën dhe vendin, domethënë lindjen e diellit dhe vendin e faljes. Ne kemi thënë se adhurimi i cili kufizohet me një kohë dhe vend pa dëshmi paraprake, është bidat që nuk është në përputhje me Sheriatin.

Shpërndaje: