Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngrënia dhe pirja në xhami (2)

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Tamam-ul-Minneh, fq. 259-260
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Autori tha:

“Është gjithashtu e lejuar të hash, të pish dhe të flesh në xhami.

Abdullah bin El-Harith -radijAllahu anhy- ka thënë:

“Në kohën e të dërguarit të Allahut ﷺ e kishim zakon të hanim bukë dhe mish në xhami.”

Transmetom Ibn Maxheh (3311) me një zinxhir të mirë.

Në fakt zinxhiri i transmetimit është autentik. Duket se autori në klasifikimin e tij të hadithit ka ndjekur autorin e Ez-Zeua’id”, i cili tha:

‘Zinxhiri është i mirë dhe transmetuesit janë të besueshëm. Ka mendime të ndryshme rreth Ja’kubit.

Do të kishte qenë i mirë nëse Ja’kubi do të ishte vetmi ai që e transmeton atë. Por Ibn Maxheh e ka transmetuar atë së bashku me Harmaleh bin Jahja. Harmaleh është i besueshëm dhe prandaj zinxhiri i transmetimit është autentik.

Shpërndaje: