Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngrënia duke qëndruar në këmbë dhe duke ecur

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (804)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A ka ndonjë dallim në mes të të ngrënit duke ecur dhe të ngrënit në këmbë, siç ka ardhur në hadith:

“Ne e kishim zakon të hanim duke ecur dhe të pinim duke qëndruar në këmbë.”?

A lejohet ngrënia në këmbë nëse nuk është rast urgjent apo kjo është e lejuar në bazë?”

Përgjigje: “Kjo në bazë është e lejuar. Hadithin që e lexuat e mbështet këtë gjë. Megjithatë, duhet të bëjmë dallimin në mes të ngrënies duke ecur dhe duke qëndruar në këmbë. Në lidhje me ngrënien duke ecur, vlen hadithi i mëparshëm. Kurse, në lidhje me të ngrënit duke qëndruar në këmbë, Enes bin Malik (radija Allahu anhu) ka thënë se:

“Është më keq që të hash duke qëndruar në këmbë, se të pish duke qëndruar në këmbë.”

Ndërsa ne nuk dimë që, ndonjë prej sahabëve të ketë thënë të kundërtën. Dhe, si rezultat i kësaj, është e detyrueshme që të pasojmë këtë hadith. Pra duhet   të bëjmë dallimin në mes të ngrënies duke qëndruar në këmbë – e cila nuk është e lejuar dhe të ngrënies duke ecur – e cila është e lejuar.

Kjo vlen veçanërisht duke e ditur se ka ekziston dallim i qartë në mes të dy situatave dhe veçanërisht kur personi i cili ha duke qëndruar në këmbë, mund të zgjedh që të mos e bëjë këtë. Ai i cili vepron kështu duhet këshilluar patjetër, ashtu siç duhet këshilluar edhe personin i cili pi duke qenë në këmbë.

Pra ka një dallim mes dy gjendjeve dhe ky është mendimi më i saktë për në lidhje me këtë.”

Shpërndaje: