Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu Fataua ue Makalat Muteneuui’ah (15/282)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejueshme që të vazhdojë të hajë dhe të pijë gjatë kohës kur muezini thërret ezanin e dytë për namaz apo duhet ta lëmë ngrënien dhe pirjen?
Profeti ﷺ ka thënë:
”Mos e leni ezanin e Bilalit t’ju ndalojë nga të ngrënit dhe të pirit. Ai bën thirrje për namaz gjatë natës. Hani dhe pini derisa ta dëgjoni Ibn Ummi Maktumin të thërret për namaz.”
Baza për këtë është fjala e Allahut (azze ue xhel):
”Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës).” El-Bekare:187
Nëse ju e dini se agimi ka filluar duhet të ndaloheni nga ngrënit dhe të pirit edhe nëse ju nuk e dëgjoni ezanin. Një shembull i tillë është një person i cili është në shkretëtirë apo të ngjashme.
Por në qoftë se muezini thërret ezanin para se të ketë filluar agimi ose je në dyshim se a thërret ai ezanin me kohë apo jo, ha dhe pi derisa ta din se agimi vërtetë ka filluar.
Kjo ose bëhet duke shikuar në orët e njohura të cilat specifikojnë kohën e agimit ose nëse një muezin i besueshëm thërret për namaz dhe ai e di që ai thërret me kohë.
Në këtë rast lejohet të hani dhe të pini atë që ju keni në dorë gjatë ezanit sepse nuk është e sigurt qe agimi ka filluar.