Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Sherh Akidatis-Selaf ue As’habil-Hadith, fq. 18-19.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
…Disa njerëz thonë se nuk është kusht për të kuptuar “ngritjen e argumentit” nëse ajo i është ofruar njerëzve. Kjo do të thotë se njeriut i është sqaruar e vërteta menjëherë pasi ai të ketë dëgjuar një ajet Kurani apo një hadith. Kjo nuk është e vërtetë. Allahu Tabarake ue Te’ala ka thënë:
وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً
“Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se tu dërgojmë të dërguar!” 17:15
Gjithashtu, Allahu Te’ala ka thënë:
رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
“Të dërguar që ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” 4:165
Do të thotë se ju ka ardhur juve një paralajmërues me argumente të qarta të cilat ju i keni përgënjeshtruar. Dhe thotë Allahu:
وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا
“Dhe ai i cili e kundërshton të dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” 4:115
Pra, Allahu tha: “…pasi i është dhënë udhëzimi…”
Nuk konsiderohet se është bërë ngritja e argumentit derisa t’i jetë sqaruar udhëzimi personit në fjalë dhe ai të ketë kundërshtuar këtë udhëzim! Vetëm personi i tillë është ai që bën kufër:
وَمَا عَلَى الرَّسُولِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ
“kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin e Allahut).” 24:54
Allahu nuk tha që Ai vetëm t’ia bëjë atij me dije. Allahu tha: “…që të përcjellë qartë (Mesazhin e Allahut).”
Ajo çfarë duhet të ndodhë, është sqarimi i qartë në mënyrë që justifikimi i njerëzve të mos jetë valid para Allahut Tabarake ue Te’ala.
Ua kam thënë edhe më herët se, kam lexuar se si imamët në Nexhd besojnë se “ngritja e argumentit” është kusht për konsiderimin e dikujt jobesimtarë -elhamdulilah. Unë kam sjellë shumë citate prej tyre në librin tim “Dahr-Iftira-at Ehliz-Zejgi uel-Irtijab ‘an Da’ueti Ibn Abdil-Vehab”.
E theksoj këtë, sepse ka njerëz që, posa të lexojnë fjalën “kufër (mosbesim)” në këtë libër, dhe menjëherë bëjnë tekfir mbi njerëzit. Tekfir është një çështje e vështirë. Tekfiri pa “ngritje të argumentit” mbi një personi i cili dëshmon se “nuk ka që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut”, beson në Xhenetin dhe Xhehenemin, në Kuran dhe Sunnet e kështu me radhë, dhe e konsideron veten të jetë mysliman, kjo është një çështje e vështirë.