Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Tamam-ul-Minneh, fq. 348-349
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Autori ka thënë në lidhje me tekbiriet gjatë namazit të bajramit:
“Është sunnet ngritja e duarve në çdo tekbir.”
E sakta është se kjo nuk është sunnet fare sepse nuk është konfirmuar nga profeti ﷺ. Vetëm për shkak se veprimi është transmetuar nga Umeri dhe Ibn Umeri -radijAllahu anhuma- nuk do të thotë se kjo është sunnet. A nuk e shihni se autori e ka të njëjtin mendim si unë në lidhje tekbiret gjatë namazit të xhenazes (se lejohet ngritja e duarve gjatë tekbireve) dhe se ai përdor të njëjtin argument si unë, se është transmetuar në mënyrë autentike se Ibn Umeri ngriti duart e tij? Nëse veprimi i tij e bën këtë sunnet kështu që ai duhet të thotë të njëjtën gjë lidhur me dy veprimet (namazin e xhenazes dhe të bajramit). Përndryshe nuk i lejohet të thotë se asnjëra e as tjetra janë të ligjësuara, e cila është e saktë. Kjo është veçanërisht e vërtetë duke pasur parasysh se transmetimi nga Umeri the dhe djali i tij lidhur me këtë nuk janë autentike. Transmetimi i Umerit transmetohet nga Bejhaki me një zinxhir të dobët të transmetimit. Ndërsa lidhur me transmetimin e Ibn Umerit, unë nuk e kam gjetur atë. Megjithatë, imam Maliku -rahimehullah- ka thënë:
“Unë nuk kam dëgjuar asgjë për këtë.”
1 Shih: “el-Irua (640)”.