Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ahadith-ul-Fitan uel-Hauadith (18)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/hadist%20fitan-20-08-1435-01.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ndoshta dikush thotë se tubimi i njerëzve në një tendë për ngushëllimin e personit të vdekur është vetëm një traditë e nuk është bidat. Si mund të bëjmë dallimin në mes të bidatit dhe të traditës në mënyrë që të mund ta refuzojmë këtë person?”
Përgjigje: “Kjo nuk është një traditë. Ata e adhurojnë Allahun me këtë veprim. Kjo i përket Sheriatit dhe Sheriati nuk lejohet të përbëhet nga diçka që nuk është e konfirmuar me prova. Nuk ka asnjë dëshmi në Sheriat për tubime, tenda dhe vepra të tilla që të pengojnë nga puna. Dëshmitë e Sheriatit në fakt e ndalojnë këtë.”