Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngushëllimi dhe pjesëmarrja në varrimet e kufarëve

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fetaua (17/351)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja 313: Cili është gjykimi për t’i ngushëlluar ithtarët e librit dhe kufarët e tjerë dhe cili është gjykimi për pjesëmarrjen në varrimet dhe përcjelljen e xhenazeve të tyre?

Përgjigje: Nuk lejohet ngushëllimi i tyre. Gjithashtu nuk lejohet pjesëmarrja në varrimet dhe në përcjelljen e xhanzeve të tyre.

Të gjithë kufarët janë armiq të muslimanëve. Armiku nuk duhet të inkurajohet apo të mbështetet. Përveç kësaj të vdekurit e tyre nuk përfitojnë asgjë nga prania jonë në varrimet e tyre. Është gjithashtu e njohur se nuk na lejohet të lutemi për ta.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Nuk i takon profetit e as besimtarëve të kërkojnë falje për idhujtarët edhe nëse janë të afërt të tyre pasi u është bërë e qartë atyre se ata janë banues të xhehenemit.” 1


1 Teube, 9:113

Shpërndaje: