Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua Erkanul-Islam, fq. 466
Përktheu: Besim Gjelaj
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A duhet për çdo ditë të ramazanit të bëjmë nijet apo mjafton nijeti për agjërimin e tërë muajit?
Përgjigje: Mjafton një nijet në fillim të ramazanit, sepse edhe nëse nuk e bën nijetin e agjërimit të ditës përkatëse, në natën e saj ai veçse e ka bërë njetin në fillim të muajit.
Mirëpo, në qoftë së e ndërpret agjërimin gjatë muajit të ramazanit për shkak të udhëtimit, apo sëmundjes apo për diçka tjetër, atëherë obligohet ta bëj nijetin sërish, sepse e ka ndërprerë agjërimin për shkak të udhëtimit apo sëmundjes, apo për diçka të ngjashme me këto dyja.